Kryetari i Komunës së Çairit përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar NESIM ALIUN , zjarrëfikësin profesional pranë Brigadës për mbrojtje nga zjarret në kuadër të Qytetit të Shkupit.
Një hero i vërtetë në mesin e shumë heronjëve të tjerë të cilët këto ditë po luftojnë me të gjitha forcat kundër zjarreve që kanë kapluar vendin- thotë Ganiu.
Ja postimi i plotë:
Sot dua të shprehë një falenderim të veçantë për njërin nga miqtë tanë, NESIM ALIU , zjarrëfikës profesional pranë Brigadës për mbrojtje nga zjarret në kuadër të Qytetit të Shkupit.
Një hero i vërtetë në mesin e shumë heronjëve të tjerë të cilët këto ditë po luftojnë me të gjitha forcat kundër zjarreve që kanë kapluar vendin.
Nesimi ditë më parë e privoi veten nga të gëzuarit e plotë dhe të qëndruarit pranë familjes pikërisht në ditën kur i lindi fëmijë, kështu duke i dhënë përparësi punës, shpëtimit të më shumë jetëve dhe pronave në rajonin e Dellçevës dhe Pehçevës.
Djemtë si Nesimi janë heronjtë e kohës,
Andaj mos ndizni zjarre edhe ata kanë nevojë të jenë pranë familjeve të tyre!