Si masë parandaluese ndaj virusit korona , në shkollat fillore të komunës së Çairit sot u vendosën 1950 paravanë mbrojtës,për nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike.
Kryetari i Komunës Visar Ganiu dhe minitrja e arsimit Mila Carovska nga ambientet e shkollës fillore “Hasan Prishtina” të udhëhequr nga drejtoresha Lulieta Qerimi, informuam opinionin rreth implementimit të projektit që po e realizon komuna e Çairit për vendosjen e gjithsej 1950 paravaneve mbrojtëse që do të jenë në shërbim të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë të të gjitha dhjetë shkollave fillore të Çairit, të cilët mësimin e zhvillojnë me prani fizike gjatë kësaj periudhe të procesit të modifikuar edukativo – arsimor.Investimi realizohet nga nga Buxheti i Komunës së Çairit në vlerë prej 560 000 denarëve.
‘Qëllimi të cilin synojmë të arrijmë përmes realizimit të furnizimit të shkollave me këto pajisje është të rrisim nivelin e sigurisë shëndetësore tek fëmijët duke mundësuar mbrojtje më efikase nga rreziku i infektimit. Furnizimi me këto pajisje inovative kap vlerën prej 560 000 denarëve. Komuna e Çairit ka fokus primar mirëmbajtjen e rregulltë të shkollave fillore dhe në këtë mision partner konstruktiv ka Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe donatorët privat- thotë Ganiu