Ganiu: Parkingu pranë shkollës “Liria” është gati dhe në shërbim të banorëve të lagjes

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes një njoftimi në facebook njofton se parkingu i ri me 50 vende pranë shkollës fillore “Liria” është gati dhe në shërbim të qytetarëve.

Marketing

“Parkingu i ri me 50 vende pranë shkollës “Liria” tashmë është gati dhe në shërbim të banorëve të lagjes! Ky projekt, i financuar nga Komuna e Çairit, është një hap i rëndësishëm për ofrimin e mundësive më të mira për parkim në këtë zonë. Krijimi i këtij parkingu është më shumë se thjesht një investim në infrastrukturë – është një shembull i angazhimit tonë për të ndërtuar një mjedis më të organizuar, funksional dhe të përshtatshëm për banorët tanë. Falënderoj ekipet që punuan me përkushtim në këtë projekt dhe banorët për mbështetjen e tyre. Ky është vetëm fillimi i shumë projekteve që do të vijojnë për ta bërë Çairin një vend edhe më të mirë për të jetuar. Ne do të vazhdojmë të krijojmë edhe më shumë hapësira për parkim, duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunës sonë”, shkruan Ganiu në Facebook.

Marketing