Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me atasheun ushtarak nënkolonelin z. Erik Gustafson dhe drejtoreshën e kopshtit për fëmijë “Fidani” znj. Gzime Bakiu sot shënuan përfundimin e procesit të punës për rekonstruimin e tërësishëm të objektit “Lule” nga ku hapat e para në botën e dijes po i bëjnë rreth 120 fëmijë.
‘Këtë projekt të rëndësishëm e realizuam bashkë me Zyrën për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes në suaza të Ambasadës së SHBA, të cilët ndanë rreth 110 000 dollarë duke mundësuar rekonstruimin e kulmit, fasadës, hyrjes dhe terracave të objektit. Përveç kësaj, realizuam edhe renovimin e brendshëm të hapësirave të këtij objekti-thotë Ganiu.