Ganiu pranon mirënjohje nga Ambasadori i Shqipërisë, ekselenca e tij Fatos Reka

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, ekselenca e tij Fatos Reka i dhuroi Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu mirënjohje për kontributin humanitar të Komunës së Çairit në rajonin e goditur nga tërmeti.

Marketing

Kjo mirënjohje është edhe një shenjë faleminderimi për gatishmërinë e çdo qytetari e afaristi të komunës së Çairit që me zemër kontriboi.

Lidhur me këtë takim, kreu i Çairit u shpreh: “Dorën e ndihmës ia kemi shtrirë gjithmonë njëri-tjetrit dhe plagët e sfidave të rënda që kemi pasur i kemi shëruar bashkë. Ishte obligim moral për të gjithë ne që të jemi në shërbim të një kauze të madhe humanitare.”

Marketing