Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka prezantuar disa nga projektet që do të realizohen këtë vit në këtë komunë. ‘Këto projekte janë një hap i rëndësishëm për një Çair më të sigurt, modern dhe të gjelbër për të gjithë!’, thekson mes tjerash Ganiu.
Postimi i plotë:
Gjatë takimit me banorët e Çairit të Vjetër, prezantova projektet që Komuna e Çairit do të realizojë këtë vit për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në këtë zonë. Të gjitha këto projekte janë të përgatitura me dokumentacion teknik dhe kanë siguruar lejet e ndërtimit ✅.
📌 Projektet kryesore përfshijnë:
• Rikonstruksionin e rrugës “Parashqevi Qiriazi” (354.26 m)
• Rikonstruksionin e rrugës “Dervish Hima” dhe rrugëve anësore (687.77 m)
• Rikonstruksionin e rrugës “Emin Duraku” dhe parkingut (383.12 m)
• Rikonstruksionin e rrugës “Strumiçka” dhe rrugëve anësore (523.51 m)
💰 Vlera e këtyre projekteve arrin në 28.6 milion denarë (465,240 euro), të financuara nga Qeveria përmes projektit “250 milion euro për komunat”.
Po ashtu, po përgatisnim rikonstruksionin e Parkut të Çairit dhe nga buxheti i komunës do të realizoheshin shtigje për këmbësorë dhe kënde lojërash për fëmijë.
Rikonstruksioni i sallës “Partizan” tashmë ka filluar, ndërsa do të vijojë edhe rikonstruksioni i fushës së futbollit në stadiumin e Çairit, për të përmirësuar infrastrukturën sportive të zonës.
✅ Këto projekte janë një hap i rëndësishëm për një Çair më të sigurt, modern dhe të gjelbër për të gjithë!