Ganiu: Promovojmë Çairin për bashkëpunim me komunat e Republikës së Bullgarisë

Edhe fundjavën po e shfrytëzojmë për promovimin e Çairit dhe për hapjen e mundësive për bashkëpunim ndërkufitar. Prezantova komunën tonë, por edhe u informova për mundësitë që mund të na çojnë drejt një bashkëpunimi tejet të shkëlqyeshëm me komunat e Republikës së Bullgarisë.

Marketing

Përmes konferencës “Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës” që u mbajt sot në Universitetin FON dhe ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, eurodeputetin, raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut Ilhan Kyçuk, kryetarë komunash, përfaqësues të BNJVL-së, profesor, studentë theksova se se gjithmonë duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, Komuna e Çairit arriti të realizojë një varg projektesh të financuara nga institucionet ndërkombëtare për përmirësimin e shërbimeve komunale në të gjitha fushat.

Shpreha gatishmeri të plotë për bashkëpunim me komunat e Bullgarisë dhe përkujtova me këtë rast se ne konsiderojmë që bashkëpunimi ndërkufitar si një mekanizëm për një bashkëpunim të fuqishëm rajonal me qëllim të rritjes ekonomike, zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, konkurrëncës në biznes në nivel rajonal.
Komuna e Çairit posaçërisht është e interesuar në shfrytëzimin e përvojave të Bullgarisë në implementimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, zhvillimit dhe promovit të trashëgimisë kulturore, përkrahjes në krijimin e vendeve të reja të punës, etj.