Ganiu: Shaban Tërstena vazhdon të na bëjë krenarë!

Sportisti ynë me famë botërore Shaban Tërstena sot mori çmimin “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Marketing

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, thotë se për të është nderë i veçantë që ishte krah Shaban Tërstenës në këtë ditë kaq të rëndësishme pë te dhe për të gjithë ne.

Shaban Tërstena në ditën kur po shënohet 31 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, u shpërblye për medaljen e artë në mundje në Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul, në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes në vitin 1982 dhe për të gjitha rreth 750 fitoret që arriti në mundje.
Tërstena është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë për të rinj dhe senior, ndërsa u shpall edhe sportist i shekullit të 20-të i Maqedonisë së Veriut.
Unë përgëzoj bashkëqytetarin tonë Tërstenën që mori sot këtë çmim të lartë shtetëror dhe e falënderoj pa masë që gjithë këto vite na bëri e vazhdon të na bëjë krenarë.
Gjithashtu përgëzoj edhe tre sportistët e tjerë Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovksi dhe Dejan Georgievski që morë çmimin “8 Shtatori”-shkruan Ganiu.