



Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu edhe sot ka vazhduar takimet derë më derë me banorët e Çairit. Kryetari Ganiu u prit dyer hapur dhe me ëmbëlsira nga banorët e Çairit.
‘Mendimi i qytetarëve gjithmonë është i rëndësishëm’, thekson mes tjerash kreu i Çairit Visar Ganiu.
Postimi i plotë:
S’ka krenari më të madhe se të jesh nga ÇAIRI.
Edhe dita e sotme ishte e mrekullueshme dhe e kaluam me njerëzit e mrekullueshëm të Çairit të Vjetër.
Banorët e Çairit të Vjetër jo vetëm që na pritën dyer-hapur, por edhe me embëlsira.
Bashkëbiseduam me gjithsecilin që takuam, sepse mendimi i qytetarëve gjithmonë është i rëndësishëm për vendimmarrjet dhe projektet që kemi realizuar e do t’i realizojmë për të mirën e secilit çairas.