Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës në Komunën e Çairit, sot zhvillova një takim me banorët e Fushë Tophanës për të prezantuar projektet që do të realizohen gjatë këtij viti. Me dokumentacionin teknik dhe lejet ndërtimore tashmë të siguruara, puna për rikonstruksionin e rrugëve dhe trotuareve kryesore do të nisë së shpejti.
📌 Projektet që do të realizohen përfshijnë:
• Rikonstruksionin e rrugës “Ismail Qemali” (ish “Blagoja Parovic”) – 516.4 m
• Rrugën “Mehmet Gega” (ish “August Cesarec”) – 369.45 m
• Rrugën “Metodija Mitevski” – 530.97 m
• Rrugën “Nikolla Maleshevski” – 316.84 m
• Rrugën “Gjorgji Pop Hristov” – 86.5 m
• Ndërtimin e një parkingu të madh prej 2150 m²
Ky investim i rëndësishëm realizohet në kuadër të projektit “250 milion euro për komunat”, me një vlerë totale prej 39.675.860 denarë (645.136 euro), të ndara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
Modernizimi i infrastrukturës mbetet një prioritet kryesor, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve më të mira për banorët e Çairit.
https://www.facebook.com/share/p/1BNfwasyNL/