“Në stadiumin e Klubit të Futbollit “Shkupi”, një nga vatrat e krenarisë së sportit vendor vendosëm sot gurthemelin e tribunës së re, ëndërr e kahmotshme e tifozerisë dhe e çdo qytetari që në mendje e zemër ka Shkupin e lavdishëm, sukseset e të cilit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit vendor.
Bashkë me Federatën e Futbollit të Maqedonisë të kryesuar nga z. Muhamed Sejdini dhe me përkrahjen e shtëpisë së madhe të futbollit evropian UEFA fillojmë kështu realizimin e këtij projekti të rëndësishëm që do të na bashkojë edhe më shumë për ti përjetuar gëzimet e reja që do të na i sjellin arritjet e radhës të këtij klubi.
Këtë ngjarje me peshë të madhe për të gjithë ne e nderuan kryetari Ali Ahmeti, personalitete të shquara të futbollit vendor, tifozët e flaktë të klubit “Shvercerat”, delegacioni i lartë shtetëror në përbërje të zëvendës kryeministrave, ministrave, deputetëve dhe përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore.”, shprehet Ganiu