Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka uruar klubin e mundjes “Liria” për fitoren e sotme, kampion shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Në veçanti Ganiu ka uruar Sadije Durën nga ky Klub i Çairit e cila u shpall kampionia e parë shtetërore femër në mundje.
Postimi i plotë:
🤼♀️🏆🥇KM “Liria” u bë kampion i Maqedonisë, Sadije Dura nga Çairi femra e parë kampione shtetërore në mundje
🏆 Klubi i Mundjes “Liria” fitoi sot kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.
🥇 E ajo që bëri këtë fitore edhe më me peshë është fakti se Sadije Dura nga ky Klub i Çairit u shpall kampionija e parë shtetërore femër në mundje.
Uroj udhëheqësinë, stafin, të gjithë sportistët e KM “Liria” dhe i falënderoj që sot na bënë të ndjehemi të gjithë krenarë.
