Ganiu: Vazhdojmë fuqishëm për arsim cilësor në komunën tonë

Puna jonë për arsim cilësor nuk ka të ndalur. Pas investimeve në infrastrukturën shkollore, bashkë me drejtoreshën e shkollës fillore “Imri Elezi” znj. Merita Koxhaxhiku, udhëheqësin e projektit të USAID z. Nebojsha Mojsovski dhe drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar znj. Loreta Georgieva vendosëm sot nënshkrimet tona në memorandumin për bashkëpunim në suaza të projektit për integrimin e të rinjve në arsim.

Marketing

Krenar me udhëheqësinë e shkollës që në mesin e 198 shkollave nga gjithsej 66 komuna vendore arritën të fitojnë konkursin dhe të sigurojnë realizimin e këtij projekti në dobi të nxënësve të kësaj shkolle.

Tre komponentët kryesore të projektit janë:
1. Forcimi i kohezionit ndëretnik në sistemin e arsimit
2. Forcimin e kulturës dhe sjelljeve qytetare mes të rinjve në nivel shkollor dhe të komunitetit dhe
3. Stimulimi për shkollat – Rinovim të saj.