Ganiu: Vazhdojmë me vendosjen e këndeve të reja për fëmijë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon me realizimin e projekteve. Së fundmi janë vendosur këndet e reja për fëmijë. Kësaj radhe lumturuam fëmijët e Lagjes Seravë. Këndi i ri gjendet tek Kopshti “Fidani” dhe është i pajisur me lodra moderne për fëmijë.

Marketing

Ky është këndi i 18-të që kemi vendosur gjatë 4 viteve të fundit. Ndërsa, paralajmërojmë se ditët në vijim do të vazhdojmë të vendosim kënde të tilla edhe në lagje të tjera të Çairit.

Fëmijët janë ardhmëria jonë dhe kjo ardhmëri duhet të ruhet si sytë e ballit!thotë Ganiu.

Marketing