Mickovski fton opozitën në unitet

VMRO DPMNE futet në rreth të dytë të zgjedhjeve lokale me 20 kandidatë për kryetar komune që kanë shënuar avantazh ndaj kundërkandidatit që kanë në balotazh si dhe me kandidaten e pavarur për qytetin e Shkupit, e cila po ashtu është në avantazh.

Marketing

Sipas kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, koalicioni i kryesuar nga kjo parti, që në rreth të parë ka fituar 20 kryetarë komune, me pretendimet që ky numër të arrijë në 22 si dhe shumicën e këshilltarëve në pjesën më të madhe të Komunave dhe në Qytetin e Shkupit.

Pretendon se si koalicion në këto zgjedhje kanë fituar mbi 50 mijë vota më shumë se kundërshtari politik, koalicioni i kryesuar LSDM. VMRO DPMNE dhe partnerët e koalicionit ftuan opozitën në unitet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për të ndërruar pushtetin.

“Ftoj një opozitë të bashkuar, së bashku në qëllimin për një të ardhme të re dhe më të mirë. Çdo dallim në opozitë është më i vogël se qëllimi ynë që të rrëzojmë këtë pushtet që Maqedonia të ec para më të gjithë njerëzit. Opozitë e bashkuar e të majtëve, të qendrës dhe të djathtë, me një qëllim, rrëzimin e kësaj qeverie, të bantitizmit, varfërisë dhe apatisë.” , u shpreh kryetar i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Sipas Mickovskit, rezultati i zgjedhjeve në rreth të parë ka dëshmuar vullnetin antiqeveritar dhe VMRO DPMNE është fituese. Pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale VMRO-DPMNE do të fillojë bisedimet me partitë e tjera për formimin e një shumice të re parlamentare, tha se Mickovski. Akuzoi se në rreth në të parë ka pasur blerje votash, mbushje të kutive të votimit, presione dhe shantazhe. Sipas tij kjo është e pritshme të ndodh edhe në rreth të dytë.