Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu gjatë ditës së sotme vizitoi Shoqatën për personat me nevoja të veçanta “Mirsia”. Në fokus të takimit me kryesinë e këtij institucioni ishin nevoajt, problemet vështirësitë dhe sfidat e personave më nevoja të veçanta.
Gjatë takimit përfaqësuesit e Shoqatës “Mirsia” prezantuan programin e tyre ambicioz në aspekt të sigurimit jo vetëm të ndihmave materiale, por edhe për përpjekjet e tyre për mbështetje morale dhe psikike për personat me nevoja të veçanta.
Nga ana jonë ofrova edhe mbështetje morale dhe institucionale për personat me nevoja të veçanta dhe përkujtova se ne gjithmonë dhe në të gjitha fushat kemi ndihmuar këtë kategori të popullatës dhe do të vazhdojmë me të gjitha forcat dhe mundësitë tona t’u ndihmojmë edhe në të ardhmen- shkruan Ganiu.