Pas përfundimit të procedurave ligjore, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i shoqëruar nga Kryetari i Degës Çair, njëherit nënkryetarë i BDi-së,Izet Mexhiti si dhe me drejtorin e operatorit të përzgjedhur ekonomik SHA GA-MA z. Radko Manov filluan procesin e punës për gasifikimin e dy objekteve të para në territorin e Komunës së Çairit, edhe atë objektit “Fjollat” të Kopshtit për fëmijë “Borëbardha” dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.
Projekti në fazën e saj të parë do të përfshijë edhe godinën e Komunës së Çairit, ndërsa investimi total për të tre objektet është 12 milion denarë.
Dobitë e realizimit të gasifikimit:
– mekanizëm ekonomik që do të sigurojë reduktim të shpenzimeve vjetore për afër 3,4 milion denarë që do të thotë se mjetet e investimit do të kthehen për 3 vite e gjysëm dhe
– do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend.