Duke e ditur peshën e madhe që kanë librat në jetën e njeriut dhe në veçanti nevojën e madhe për leximin e tyre, para se të zgjidhem kryetar i Komunës së Çairit premtova krijimin e një leximoreje në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të rinjve tanë për të vendosur librin në epiqendrën e vëmendjes shoqërore.
Sot atë premtim si Komunë e Çairit arritëm ta bëjmë realitet duke u përkujdesur me shumë sinqeritet që të krijojmë një ambient të ngrohtë, ku gjithësecili do të mund të shijojë leximin e librave. Ky vend i ri le të jetë frymëzim për të shtuar dashurinë ndaj librit tek të rinjve tanë, shoqërimin e tyre në ambient vlerash.
Projekti i leximores pati edhe përkrahjen e plotë të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, me të cilët sot hapëm për herë të parë dyert e saj. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2395685180760136&id=1849034522091874