“Në vatrën e diturisë që mban emrin e Kongresit të Manastirit që si ngjarje historike vulosi ekzistencën tonë kombëtare, bashkë me zëvendës kryeministrat e vendit, Sadulla Duraku dhe Bujar Osmani të mirëpritur nga drejtori i shkollës Faik Xhoni, me kënaqësi ndoqëm manifestimin e përgatitur për Ditën e Alfabetit Shqip, gjatë të cilit përkujtuam dhe reflektuam mbi rrugëtimin tonë kombëtar për të ruajtur të shenjtën gjuhë shqipe. Është përgjegjësia jonë brezave të rinj t’ua tregojmë se me sa mund, gjak e djersë janë krijuar dhe kanë mbijetuar shkronjat e arta shqipe.
Drita e gjithë asaj sakrifice intelektuale për të pasur të artat shkronja shqipe duhet medoemos të reflektojë më fuqishëm se kurdoherë më parë tani në mesin tonë dhe përmes saj të nxjerrim në dritë njerëz me vizion të qartë e të dobishëm për kombin e tyre. Të dashur nxënës, për ju kam një porosi. Lexoni mbi historinë për të kuptuar se kush jeni dhe ç’detyrë të rëndësishme keni sot. Qoftë e mbarë rruga juaj drejt dijes e si amanet në zemrat dhe mendjet e juaja qoftë gjithmonë gjuha e pastër shqipe.” – thotë Ganiu