Ganiu:Në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese përpos që pas 22 viteve BDI ka shkuar në opozitë

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese përpos që pas 22 viteve ka ndodhur rotacioni politik dhe BDI ka shkuar në opozitë.
Kur BDI dobësohet – shqiptarët fitojnë: Familjet shqiptare shpëtojnë nga epidemia e kazinove; komunat shqiptare fitojnë miliona euro mbështetje për projektet e tyre; universitetet shqiptare fitojnë miliona euro për ndërtim; studentët shqiptarë fitojnë pajisjet më të reja teknologjike për të mësuar; pensionistët shqiptarë fitojnë rritje të pensioneve; mësimdhënësit shqiptarë fitojnë rritje të rrogave. Kur BDI ishte e dobët – vendi ynë u bë anëtar i NATO-s!
Vlera më e madhe e çdo shoqërie demokratike është pluralizmi politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas 22 vitesh votuan për ndryshimin. BDI-së i takon të reformohet dhe të sjellë një gjeneratë të re politikanësh të cilët janë pa hipoteka nga e kaluara. Ndërsa orientimet strategjike të shtetit i përcakton Qeveria.’, ka shkruar në facebook Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing
Marketing