Një aksident sapo ka ndodhur në Çair afër stadiumit, shkruan Fakte. Në mes të ditës, derisa rruga është e stërmbushur me këmbësorë dhe vetura, të rinj me vetura bëjnë gara të çmendura me veturat e tyre të adaptiara për ‘Rally’.
Kështu, një Jugo e adaptuar për gara me shpejtësi të madhe ka goditur një Pezho 307, ku kanë ngelur të lënduar 3 gra dhe një fëmijë. Të njejtit janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht nuk ka viktima në këtë aksident.
Siç është e njohur, vite me radhë vendbanimet shqiptare në Shkup janë lënë jashtë kontrollit policor, dhe si pasojë mbretëron kaosi në komunikacion. Edhe viktimat e pafajshme janë të shpeshta.