Garë e “çmendur” e Hamilton, nxjerr nga pista Verstappen dhe parakalon Leclerc dy xhiro nga fundi

Garë e “çmendur” e Hamilton në Çmimin e Madh të Britanisë. Kampioni i botës nxori nga gara Verstappen që në xhiron e parë pas një aksidenti mes tyre. Pas këtij aksidenti, Verstappen doli përfundimisht nga gara, ndërsa Hamilton u penalizua me 10 sekonda dhe u nisë nga vendi i dytë.

Marketing

Gjatë garës, piloti anglez përfundoi në vendin e 5-të, ndërsa gara udhëhiqej nga piloti i Ferrarit Leclerc për shumë xhiro. Kur duheshin edhe dy gara nga fundi, Hamilton shtoi presionin dhe parakaloi Leclerc duke marrë kështu vendin e parë dy xhiro nga fundi.

Kjo ishte fitorja e 8-të e Hamilton në çmimin e madh të Britanisë. Në vendin e dytë u rendit Leclerc, ndërsa në vendin e 3-të Bottas.