Garevski: Ndërtesat e ndërtuara në RMV pas vitit 2014-të janë rezistente nga tërmetet

Ndërtesat e ndërtuara në Maqedoninë e Veriut pas vitin 2014-të janë më të sigurta pasi që janë ndërtuar sipas dispozitave ë reja ligjore të cilat kërkojnë t’u përmbahen rregullave më rigoroze dhe janë të kontrolluara për rezistencë ndaj tërmeteve. Këtë e ka theksuar Mihail Garevski, drejtor i Institutit për Ndërtime Rezistente Sizmike dhe Ndryshime Klimatike (INRSN), njofton Portalb.mk.

Marketing

kemi vizituar rajonet dhe me sytë tanë i pamë dëmet shumë të mëdha. Atëherë ishte shumë rrënoja, ndërtesa të rrënuara, por edhe përskaj fuqisë së tërmetit kishte ndërtim ilegal, armatorë jopërkatëse dhe materiale ndërtimore jopërkatëse”, sqaron Garevski.

Ai për “Faktor” shton se pas vitin 1999 janë miratuar dispozita më rigoroze për ndërtim në Turqi, por edhe kontrolle. Megjithatë, ai sqaron se edhe më tej ka shumë ndërtesa të cilët janë ndërtuar përpara ndryshimeve ligjore, gjegjësisht para vitit 1999, të cilat janë të prekshme gjatë këtyre tërmeteve të fuqishme, pasi mënyrat e ndërtimit paraprakisht kanë qenë shuë “joserioze”.

“Në periudhën e ardhshme pritet të ketë tërmete. Pasgoditjet do të vazhdojnë në 2-3 muajt e ardhshëm, madje ndoshta mund të zgjasin edhe 5-6 muaj. Megjithatë, pas goditjes kryesore, nuk pritet goditje e re aq e fuqishme, ose në afërsi të tij. Tanimë kishte disa më të fuqishëm, në këtë situatë, është e pritshme që një periudhë të caktuar të ketë tërmete me magnitudë prej rreth 4 shkallë, pastaj rreth 3, pastaj 2, por mundet prapë që të rritet magnituda dhe të ketë tërmete me fuqi rreth 5 gradë dhe pastaj prap të ulet dhe ngadalë-ngadalë të ndërpriten”, sqaron Garevski.