Garip Kaba: Struga, surprizë që do t’i jap goditjen përfundimtare pushtetit!

Më 8 maj votuesit shqiptarë me mbështetjen e fuqishme për opozitën shqiptare të kurorëzuar në koalicionin VLEN, do ta dërgojnë përfundimisht BDI-në e Ahmetit në opozitë. Ky është konstatimi i Garip Kabës, themeluesi të ASH-së dhe një nga shtyllat e kësaj partie nën drejtimin e Arben Taravarit.

Marketing

Në intervistë për Alsat, Kaba shtoi se rezultati zgjedhor në Strugë do të jetë befasi për pushtetin sepse pikërisht në Strugë do ta pësojnë, sipas tij, goditjen nga votuesit opozitarë.

“Dua t’ju them se do t’i zhgënjej të gjithë ata që mendojnë se do ta kenë të lehtë për Strugën dhe jo vetëm. Për Strugën dhe gjithë zonën numër 5, do të kenë një surprizë të këndshme që do të kurorëzohet me një fitore bindëse për opozitën shqiptare. Këtë surprizë mesiguri se qytetarët do të mund ta vërejnë më konkretisht në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Garip Kaba në një intervistë për Alsat.

Themeluesit e ASH-së në Strugë, siç thotë Garip Kaba, nuk janë me Ziadin Selën, por në Aleancën e vërtetë dhe me Arben Taravarin.