Garry Kasparov: Nuk më dëgjuat për vite me radhë për Putinin, më dëgjoni tani!

Dakord, pasi paralajmërimet e mia janë injoruar për vite të tëra dhe pasi kam dëgjuar gjithë ditën sot fjalët “Garry, kishe të drejtë”, po përsëris ato që kam thënë në vitin 2014. Ndaj, mjaft më thatë që kam të drejtë dhe dëgjoni ato që do ju them!

Marketing

Rekomandimet e mia: Mbështeteni Ukrainën ushtarakisht menjëherë, me çdo gjë përveç se me ushtarë në terren. Armë, informacione, kibernetikë. Falimentoni makinerinë ushtarake të Putinit. Ngrini dhe sekuestroni financat ruse dhe ato të Putinit dhe bandës së tij. Dëbojeni Rusinë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, PACE, Interpol etj. Tërhiqni të gjithë ambasadorët nga Rusia. Nuk ka kuptim të flitet. Mesazhi i ri i unifikuar duhet të jetë: “ndaluni ose do të izoloheni tërësisht”.

Ndalni të gjithë elementët e makinerisë së propagandës së Putinit. Fikini, shuajini, dërgojini në shtëpi. Mos e lejoni diktatorin të përhapë gënjeshtra dhe urrejtje. Ekspozojini dhe veproni kundër lakejve të Putinit në botën e lirë. Nëse Shrëderi dhe të ngjashmit e tij vazhdojnë të punojnë për Putinin, ngrini akuza. Pyesni pronarët dhe reklamuesit e rrjeteve që bëjnë propagandë për Putinin, si Carlson, përse e lejojnë të ndodhë kjo.

Zëvendësoni naftën dhe gazin rus. Bëjini trysni OPEC, rrisni prodhimin, rihapni Keystone. Nuk e shpëtoni dot planetin, nëse nuk shpëtoni njerëzit që jetojnë mbi të.

Pranoni se do ketë kosto dhe sakrifica. Pritëm shumë gjatë, çmimi është i lartë, por ai vetëm do të rritet. Është koha për të luftuar.