Gashi: Ahmeti e ka humbur mbështetjen e shqiptarëve, po kërkon vota nga komunitet që deri dje i përbuzte  

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në intervistë për portalin Telegrafi, ka thënë se këtë vit ai i bën dhjetë vite në politik, dhe ky vit, sipas tij, është jashtë zakonisht i rëndësishëm përtej suksesit personal.
“Në kohën kur ne ia kemi dalë të ndërtojmë një bllok kaq të gjerë opozitar, fitorja e koalicionit VLEN është bërë temë që nuk vihet më në dyshim. Fakti që Ali Ahmeti kërkon shpëtim në votat e komuniteteve joshumicë, të cilët deri dje i përbuzte dhe i poshtëronte, flet se ai e ka humbur mbështetjen e votave shqiptare dhe i duhen shporta të tjera me vota për ta plotësuar këtë humbje. Kur jemi te komunitetet joshumicë, më duhet të them se BDI-ja ka 20 vjet që është në pushtet dhe kurrë nuk ka shfaqur as kujdes e as empati për ata, ndërsa tash, kur ka nevojë për vota, shkon derë më derë duke i lutur”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se ky është mesazh për ata se për Ali Ahmetin romët, turqit e boshnjakët nuk kanë pasur vlerë derisa nuk i dolën si numra në kalkulator si plotësim për votat e humbura shqiptare.

Marketing
Marketing