Gashi drejt prishjes së koalicionit me Selën, AlternAtivA hyn në qeveri!?

Që nga fillimi i marrëveshjes apo “Koalicionit të përgjakur” siç po quhet nga qytetarët thuajse shumica e votuesve shqiptar janë kundër partive opozitare shqiptare. Kjo vërehet edhe në komentet e qytetarëve në rrjetet sociale e gjithashtu edhe në organet brenda partiake të AAA dhe ASH.

Marketing

Kjo situatë ka bërë që kohëve të fundit të flitet edhe për një largim të AlternAtivA-s nga ky koalicion dhe sa më parë AAA të bëhet pjesë e qeverisë. Ngjarja e 27 Prillit e cila është në memorjen e çdo shqiptari dhe çdo qytetari të këtij vendi nuk harrohet lehtë, por viktima më e madhe e kësaj ngjarje Ziadin Sela duket se e ka harruar atë natë ku për pak sa nuk u mbyt nga huliganët e VMRO-së që tani më ka shtrirë dorën me ta për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Informacionet e fundit të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale e të cilat dalin edhe nga zyrat e Alternativës thonë se këta të fundit nuk janë të kënaqur me këtë koalicion të tre partive dhe se së shpejti mund të bëhen pjesë e Qeverisë. Kjo mund të bëjë që simpatizantët e partisë së Gashit të mos humbin besimin e tyre në këtë parti përndryshe do të ndjehen të tradhtuar dhe të mllefosur nga ky koalicion i cili u është servuar.