Kuvendi njofton se kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar Ministrinë e Brendshme se so të udhëtojë në Kosovë.
“Duke marrë parasysh pretendimet jokorrekte dhe tendencioze të mediave të caktuara në lidhje me udhëtimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, konsiderojmë të nevojshme të informojmë opinionin për faktet e mëposhtme: Kryetari i Kuvendit shoqërohet me sigurim 24/7, siç e kërkon ligji. Ky detaj sigurie funksionon rreptësisht brenda kuadrit ligjor dhe ndjek të gjitha protokollet e kërkuara nga shteti. Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit së bashku me familjen e tij ka udhëtuar për në shtetin fqinj, Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme.”, thuhet në njoftim.