Gashi i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Shqipërisë në vend, Denion Meidani

Kryetari i Kuvendit të Maqeodnisë së Veriut, Afrim Gashi i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Shqipërisë në vend, Denion Meidani, mirëseardhje dhe punë të suksesshme në Shkup.

Marketing

Në takimin e sotëm në Kuvend, siç njofton pres shërbimi i Kuvendit, Gashi dhe Meidani i theksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e rëndësishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në më shumë fusha, duke u angazhuar për avancimin e tyre të mëtejshëm.

“Bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e inicimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, si kurorë e marrëdhënieve diplomatike tri dekadashe midis dy vendeve dhe si bazë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në të ardhmen. U bisedua edhe për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, në kontekst të vizitës së fundit në Shkup të Kryetares së Dhomës Ligjvënëse të Shqipërisë”, thuhet në kumtesë.

Në takim, u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për përshpejtimin e proceseve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gashi dhe ambasadori Meidani shkëmbyen mendime edhe për rëndësinë e Korridorit 8, në kontekst të nevojës për bashkëpunim më dinamik ekonomik dhe rritje të tregtisë dhe me qëllim të lidhjes më të madhe infrastrukturore dhe energjetike ndërmjet dy vendeve.

Marketing