Për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Gashi, përmes një statusi në proflin e tij në Facebook, ka shkruar se kalimi në amshim i Presidentit Bujar Nishani, në këtë moshë, është lajm pikëllues jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë kombin shqiptar.
Ja postimi i plotë i Gashit në facebook:
Kalimi në amshim i Presidentit Bujar Nishani, në këtë moshë, është lajm pikëllues jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë kombin shqiptar.
Ai do të mbahet mend si një President dhe politikan që ka bashkuar dhe si meritor i denjë për demokracinë shqiptare.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij dhe mbarë kombit.
U prehtë në paqen e amshueshme!