Gashi kalon të dielën në Shuto Orizarë, ua prezanton qytetarëve “Planin 2030”

As dita e diele, që njihet si ditë pushimi nuk e ka ndalur kryetarin e “Alternativës” Afrim Gashin që të takojë qytetarë e ta vazhdojë prezantimin e programit qeverisës.

Marketing

Gashi një pjesë të ditës e ka kaluar në Shuto Orizarë, duke ua prezantuar qytetarëve “Planin 2023”, ku edhe me ketë rast, kanë diskutuar për hallet dhe nevojën që kanë për investime.

I pari i “Alternativës” u ka premtuar atyre se së bashku me VLEN si koalicion, do të punoj në përmirësimin e kushteve për jetës, dhe rregullim të infrastrukturës për tregun ku ata punojnë.

“Pa dyshim që synimi im është që juve t’ua përmirësojmë kushtet e jetës. Por, këtu nuk mbetet anash edhe rregullim i të gjithë infrastrukturës dhe kushteve sa më të mira për tregun ku ju punon, nga i cili edhe krijoni të ardhura për familjet tuaja”, ka thënë Gashi.

Gashi ka treguar se me planin qeverisës “Plani 2023”, prioritet ka qytetari, jeta e secilit dhe krijimi i kushteve për jetë sa më të mirë.