Kryeparlamentari Gashi ka mbrëmë ka shtruar darkë solemne për delegacionin PABSEC.
Njoftimi i plotë i Gashit:
Pas një dite të frytshme me shumë diskutime konstruktive, pata kënaqësinë që mbrëmë, në emër të Kuvendit, të mirëpres delegacionet e PABSEC-it në një darkë solemne.
Në këtë atmosferë miqësore, kisha mundësinë të shpreh falënderime të sinqerta dhe të ndajmë momente që forcojnë besimin dhe miqësinë përtej takimeve zyrtare. Jam i bindur që në çaste si këto ndërtohet mirëkuptimi, respekti dhe bashkëpunimi i vërtetë.