Gashi merr pjesë në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, të përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve të rajonit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, që u mbajt në Marrakesh, Mbretëria e Marokut. Gashi ka përfaqësuar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Marketing

“Në fjalën time, theksova përkushtimin tonë për ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve të rajonit, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë demokratik dhe njerëzor. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit për të përballuar sfida e përbashkëta globale. Theksova gjithashtu se Maqedonia e Veriut, ndonëse vend i vogël, ka vizion të madh për një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar, ndaj është e gatshme të japë kontribut aktiv në këtë drejtim”, ka shkruar Gashi.