Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në shoqëri të kandidatit për President,
Arben Taravari dhe liderëve të koalicionit VLEN, nga Parku i Sarajit ka
apeluar për nevojën e investimeve dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra.
“Ruajtja e ambientitit e krijimi i mundësive për shfrytëzim më të madh
të kësaj pjese bashkë me kanionin e Matkas e atraksionet tjera janë
potencial i jashtëzakonshëm turistik”, ka thënë Gashi.
Kjo sipas tij duhet të jetë mision i qeverisjes dhe të mos vuajnë
qytetarët nga paaftësia e udhëheqësve të institucioneve, të cilët nuk
kanë fuqi e as ide qoftë edhe për t’i larguar mbeturinat.
“Më e pakta që mund të bëjmë është të ndryshojmë mënyrën si trajtohen të
mirat që i kemi e që na janë besuar ti ruajm. Nuk ia vlenë të pritet për
një vendim nga një institucion në tjetrin për të larguar mbeturinat nga
Liqeni i Treskës. Ju nuk duhet të vuani paaftësinë e udhëheqësve, të
cilët nuk krijojnë kushte për shfrytëzimin e hapësirave të gjelbra”, u
është drejtuar ai të pranishmëve.
Prandaj sipas Gashit ia vlen të bëhet ndryshimi dhe për këtë i ka ftuar
qytetarët që ndryshimin ta bëjnë me votë. Ndryshimi ia VLEN!

Marketing