Gashi nga Uashingtoni: Ndryshimet kushtetuese mbeten obligim dhe sfidë

Përdorimi i emrit kushtetues është çështje e absolvuar, ka thënë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili po ashtu ndodhet në Uashington për Samitin e NATO-s.  I pyetur se a ka gjasa që procesi integrues të bllokohet për shkak se partnerët e koalicionit qeverisës për përdorim të brendshëm e shfrytëzojnë emrin e vjetër kushtetues të shtetit, kryeparlamentari Gashi, thotë se të gjitha procedurat zyrtare bëhen me emrin e ri, ndërsa  pret që Greqia të tregojë mirëkuptim për përdorimin individual të emrit Maqedoni.

Marketing

Duke folur rreth realizimit të ndryshimeve kushtetuese dhe kushtëzimin eventual të koalicionit VLEN për realizimin e të njëjtave, kryeparlamentari shprehet se politika nuk është kushtëzim, por akt i mundësive dhe çdo vendim do të sillet në bazë të interesit strategjik të shtetit dhe qytetarëve.

“Unë nuk e kuptoj politikën si kushtëzim dhe mënyrë e vendosjes së kushteve të tilla. Politika është arti i së mundshmes. Duhet të diskutohet se çfarë është e mundur, në çfarë kornize, a është në interes të qytetarëve, pra duhet të udhëhiqemi nga interesi i qytetarëve dhe nga interesi strategjik i shtetit.”, – theksoi kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.

Sipas Gashit, interes i Qeverisë së re është thellimi i bashkëpunimit me BE-në dhe ShBA-në, ndërsa obligim dhe sfidë mbetet zbatimi i ndryshimeve kushtetuese.

Marketing