Gashi: Nuk e kemi sharë asnjëherë qeverinë, kemi pasur ankesat tona

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i pyetur nga gazetari i Alsatit, se pse vetëm para 2 muajsh para se të vendosnin për të hyrë në qeveri e kishin sharë dhe akuzuar fortë këtë qeveri, duke thënë se duhet të bjerë qeveria e korruptuar e Zoran Zaevit dhe e Ali Ahmetit.

Marketing

Ai u përgjigj se ai si kryetar i Alternativës dhe eksponentë të tjerë zyrtare nuk e kanë sharë këtë qeveri, por se kanë pasur vërejtjet e tyre.

Ne nuk e kemi sharë dhe nuk kemi përdorur fjalë të ndyta kundër kësaj qeverie. Nuk mendoj se kjo qeveri nuk është më e mira, por ne do të bëjmë tani më të mirën për të përmirësuar atë. Ai tha se ishin përballe dy fakteve, ose të shkonin në zgjedhje ose të nxirrnim vendin nga kriza- tha Gashi