Gashi për pavarësinë e Kosovës: Kjo ditë është festë e çdo shqiptari!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se kjo ditë paraqet festë për çdo shqiptarë.
“Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.
Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona. Ndërtimi i shtetit të suskesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë!
Urime 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Marketing