Gashi: Shqiptarët dëshmuan se përcaktojnë të ardhmen e vendit

Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, në konferencë për shtyp ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale edhe në rrethin e parë edhe në rrethin e dytë kanë qenë të drejta dhe korrekte dhe nuk janë shënuar incidente që do të mund ta dëmtonin procesin.

Marketing

Ai tha se shteti me këtë e ka dhënë provimin dhe janë dëshmi se kjo qeveri ka kapacitet për të organizuar zgjedhje të drejta dhe se shpreson që kjo do të vlerësohet edhe nga institucione relevante ndërkombëtare duke i dhënë vendit datë për fillim të bisedimeve në qershor.

“Këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlera perëndimore edhe për integrim euroatlantik. Dalja, arritja e censusit dhe përzgjedhja e kandidatit që garanton stabilitet. Pasi nga shtabet tona që i kemi nga terren, ne që tani mund t’ia urojmë fitoren kandidatin Stevo Pendarovski.

Fitorja e tij është treguesi më i mirë për përcaktimin tonë partiak por edhe faktin se shqiptarët janë elementi që e përcakton të ardhmen strategjike të vendit”, ka deklaruar Gashi.