Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka zhvilluar takim edhe më nxënësit dhe drejtuesit e një shkolle dixhitale në Shkup. Nga këtu, Gashi ka treguar se shkollat e ttilla kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e shtetit. “Estonia, Finlanda Danimarka e shtetet tjera tashmë kanë kaluar në një nivel tjetër të ofrimit të shërbimeve. Ato janë model i ndryshimit dhe transformimit dixhital, të cilin duhet ta ndjekim edhe ne. Me ju do të mund të zbatojmë planet për shfrytëzimin e teknologjisë në të gjitha fushat”. Kryetari i Alternativës ka thënë se duhet të shfrytëzohen potencialet e teknologjisë në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e shërbimeve.

Marketing

“Do të shfrytëzojmë potencialet e teknologjive në mjekësi, arsim, shërbime komunale dhe do të angazhohemi që e gjithë kjo të bëhet me të vetmin qëllim që t’ua lehtësoj jetën qytetarëve dhe ta luftoj korrupsionin siç edhe është dëshmuar.  Prandaj duhet ta ndryshojmë
praktikën e deritashme”, ka thënë Gashi, duke bërë me dije se ndryshimi bëhet fillimisht me votë në zgjedhje.

“E ndryshimi duhet të bëhet fillimisht me votë në zgjedhje për t’i hap rrugë investimeve në infrastrukturën digjitale”.    https://www.facebook.com/share/v/uxhwgboDAkuHz1RY/?mibextid=oFDknk

Marketing