Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vlerëson se epopeja e UÇK-së përbën një kapitull të rëndësishëm dhe një kthesë përcaktuese në historinë e popullit shqiptar.
“Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit, janë simbol i rezistencës dhe sacrificës së lavdishme për të jetësuar lirinë. Sot, nderojmë veprën heroike të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që me qëndresën dhe gjakun e tyre vunë themelet e lirisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, është shprehur Gashi.
MARKETING