Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, u takua me drejtorin e Institutit “Konrad Adenauer Stiftung” në Maqedoninë e Veriut, z. Daniel Brown
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari partisë, Admirim Aliti, sot kanë realizuar takim me drejtorin e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer Stiftung” në Maqedoninë e Veriut, z. Daniel Brown.
Në takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe gjyqësinë selektive, si një ndër problemet themelore të shtetit dhe perspektivës evropiane të tij.
Gjithashtu, u bisedua edhe mbi rolin efektiv dhe bashkëpunimet institucionale me institucione relevante ndërkombëtare, siç është rasti me fondacionin prestigjioz gjerman “Konrad Adenauer Stiftung”.
Alternativa mbetet e përkushtuar në realizimin e urave bashkëpunuese me institucione prestigjioze ndërkombëtare.