Gashi takon zv/ministren e jashtme të Greqisë: Të forcohet bashkëpunimi dypalësh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi,
u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së
Greqisë, Aleksandra Papadopolu. Siç njofton kabineti i Gashit,
zëvendësministren greke kanë shkëmbyer mendime për forcimin e
bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat,
si dhe për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin
Evropian.

Marketing

“Kryetari Gashi konkludoi se të dy vendet janë në rrugë shumë të mirë në
avancimin e marrëdhënieve bilaterale, duke pasur parasysh bashkëpunimin
dhe komunikimin intensiv midis qytetarëve, në fushën e ekonomisë dhe
turizmit, me potenciale për intensifikimin në infrastrukturën rrugore,
energjetikën, arsimin, kulturën dhe në të gjitha fushat e tjera me
interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Kryetari Gashi e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen e saj në
procesin e integrimit evropian të vendit, pas anëtarësimit në NATO, që
është rezultat, siç tha, i Marrëveshjes së Prespës.

Diplomatja greke nga ana tjetër tha se Maqedonia e Veriut mund ta
konsiderojë vend mik Greqinë.

“Zëvendësministrja e MPJ-së greke ka uruar Kryetarin Gashi për zgjedhjen
e tij në këtë funksion, duke thënë se Maqedonia e Veriut ka mik të
sinqertë Greqinë. Ky, tha Papadopolu, është mesazhi që po juа sjell nga
e gjithë lidershipi i Greqisë – se ne jemi miq, fqinjë, aleatë, partnerë
në NATO dhe një ditë do të jemi edhe partnerë në BE”, njofton kabineti i
Gashit.