Gashi: Të bëhemi bashkë, të bëjmë qeveri të zgjeruar

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se shteti gjendet para dy sfidave para pandemisë dhe bllokimit të integrimeve evropiane.

Marketing

“Askush nuk e ka luksin që vet tmerret me këto sfida, ngase dështimi është emri më i vërtet i kësaj qeverie Zaev 2. Dy karakteristikat kryesore që e cilësojnë këtë qeverisja janar përjashtimi dhe dështimi”, tha Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Gashi tha se qeveria ka dështuar në sfidën kundër pandemisë, arsimit, integrimi, ekonomisë.

“Për pandeminë numrat janë të pamëshirshëm, kemi vdekshmëri më të lartë në Evropë. Është e tmerrshme të jeni të parët në rajon sa i përket vdekshmërisë. Numri i të infektuarve është shumë i lartë. Dështimi më i madh është mospërgatitja për valën e dytë”, tha Gashi duke shtuar se shumë jeta të njerëzve janë humbur.

Në sferën e arsimit ka pasur mospërgatitje e madhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Edhe më 1 tetor platforma nuk ishte gati, mbi 40 mijë kanë mbetur pa e ndjekur mësimin online, arsimtarët nuk motvohen është dyfishuar puna por rroga ka mbetur e njëjtë”, tha Gashi.

Në sferën e ekonomisë, Gashi tha se çdo ditë po humben vende të reja të punës, ndërsa sipas të dhënave pritet që punën ta humbi 85 mijë njerëz.

“Prandaj koalicionin jonë nuk sheh zgjidhje tjetër, të bëhemi bashkë të bëjmë qeveri të zgjeruar dhe gjithë kapacitetet që i kemi ta ndihmojmë këtë vend që ta kalojmë këtë fazë”, shtoi më tej Gashi

Marketing