GASHI- TIMONIE: Marrëveshja për emrin dhe NATO janë hapa historik

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi, u pritën në takim nga ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie.

Marketing

Me këtë rast u fol për procesin historik të zgjidhjes së kontestit të emrit, si dhe për zhvillimet e tjera aktuale politike. Gashi e informoi Ambasadorin Timonie se Lëvizja BESA e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshje dhe shfaqi gatishmërinë e tij për t’u vënë në shërbim të kësaj kauze, që duhet të finalizohet me anëtarësim në NATO dhe hapërim drejt BE-së.

“Kjo marrëveshje dhe anëtarësimi në NATO janë hapat historike, të cilat edhe ishin arsyeja më e madhe që ne pranuam të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare dhe pushtetit ekzekutiv”, theksoi Gashi. Ai foli edhe për punën e grupit parlamentar në Kuvend, si dhe për vizionin që e ka Lëvizja BESA në resorin e Kulturës.

Ambasadori francez Timonie shfaqi kënaqësinë e tij për rolin konstruktiv të Besës dhe e përshëndeti këtë angazhim të kreut të saj.

Marketing