Kryetari i Atlernativës, Afrim Gashi, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gashi ka thënë se zgjedhja e Begajt për president është sihariq i ruajtjes së kohezionit kombëtar dhe shtetëror.
Urimi i plotë i Gashit:
Zgjedhja e z. Bajram Begaj si President i Republikës së Shqipërisë, sot nga Kuvendi Shqiptar, është sihariq i ruajtjes së kohezionit kombëtar dhe shtetëror.
Duke ia uruar z. Begaj detyrën e re, i uroj punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm në kuadër të detyrës kushtetuese të Presidentit Shqiptar për t’u kujdesur për gjithë kombin.
Urime e suksese!