Gashi: VLEN prinë me numrin e votave tek shqiptarët

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për A2CNN tha se
ata si VLEN, pa e shpallur emrin e kandidatit të tyre kanë kërkuar që të
ketë një kandidat shqiptar.
Gashi tha se BDI fillimisht ishte i idesë që të përkrahët Pendarovski,
ndërsa sipas tyre, nuk do të ishte e mirë që zgjedhjet presidenciale të
kalojnë pa një kandidat shqiptar, andaj edhe e kanë kandiduar Arben
Taravarin.
“Për fat të keq BDI doli vetëm që ta pamundësojë Taravarin të shkojë në
raundin e dytë, apo një kandidat tjetër shqiptar. Ne do të kishim
përkrahur edhe një kandidat tjetër, neutral, të tyre. Beteja ka qenë të
del një shqiptar, për shkak se si asnjëherë në këto zgjedhje nuk ka
patur gjasa të shkojë në raundin e dytë. Sot pas zgjedhjeve nëse i
shihni numrat e keni të qartë se numrat flasin se po të ishim bashkë do
të shkonim në raundin e dytë”, tha Gashi.
Sa i përket zgjedhjeve të 8 majit, Gashi, tha se votuesi shqiptar
ndryshe voton në zgjedhjet lokale, ndryshe në ato presidenciale dhe
parlamentare.
“Me 8 maj është një betejë krejt tjetër votohet për zgjedhje
parlamentare për mandate për përfaqësim në katër vitet e ardhme. Jam i
bindur se shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, rezultati i djeshëm
do t’i motivojë shtesë, dhe jam i bindur që ne do të jemi fitues në
kampin shqiptarë, ndërsa sa i përket legjitimitetit, VLEN-i do të duhet
medoemos të jetë pjesë e pushtetit dhe nuk guxon të ketë qeveri pa
VLEN-in, për shkak se ajo do të llogaritej se nuk ka legjitimitet të
votës shqiptare”, tha më tej Gashi, kryetar i Alternativës.

Marketing
Marketing