Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi tha se partia e tij do të mbështet edhe heqjen e formulimit matematikor 20% për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar, por tha se në asnjë rast këto propozime nuk duhet të jenë kërcënuese dhe shantazhuese.
“Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të shkojë në mënyrë konsensuale, bashkarisht në një debat të hapur, të merremi vesh për normat apo për formulimet normative për gjuhën shqipe të cilat janë të tejkaluara. Duhet të merremi vesh dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe të tjerë ta kuptojnë se kemi të bëjmë me një formulim që është I tejkaluar dhe nuk kalon më” – u shpreh Gashi.
Sa i përket propozimeve të VMRO-DPMNE-së për heqjen e badinterit dhe Balancuesit, Gashi tha se në qoftë se do të jetë në të mirë të qytetarëve do të mbështesin një propozim të tillë, pa marrë parasysh nga cila parti politike vjen.