Gashi:“One Stop Shop” një shtysë shtesë për drejtimin që duhet të ndjekin marrëdhëniet ndërmjet të gjitha vendeve të Rajonit

Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut

E përshëndes dhe e mbështes fuqishëm sistemin e përbashkët të menaxhimit kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Han i Elezit, midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Ky është një hap tjetër përpara drejt lidhjes së dy vendeve dhe lehtësimit të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe bizneseve nga të dyja anët e kufirit.

Megjithatë, kjo është edhe një shtysë shtesë për drejtimin që duhet të ndjekin marrëdhëniet ndërmjet të gjitha vendeve të Rajonit, drejt një komunikimi më të mirë, bashkëpunimi më të ngushtë, fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit për të gjithë ne që jetojmë në këto hapësira.

Varet nga ne!

Marketing