Gati 100 punëtorë të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të mbeten pa punë?

Rreth 100 punonjësve të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” nesër u skadon kontrata dhe nuk dihet nëse do t’u vazhdohen. Kjo pasi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, shkarkoi drejtorin e ndërmarrjes komunale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zlatko Perinski dhe në vend të tij emëroi Marjan Mitovskin.

Marketing

Perinski u shkarkua me arsyetimin se ka ndikuar në tenderin mbi 100 milionë euro për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, ndërsa Arsovskën e akuzoi për mosbashkëpunim.

Pas kësaj dhanë dorëheqje edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit, drejtorët e parkingjeve dhe deponisë së Drislës.