Gati ligji për gjykatat, do të dorëzohet në Kuvend

Është përpunuar dhe do të lëshohet në procedurë parlamentare ligji i shumëpërforlur për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska thotë se në ligjin për gjykatat janë inkuadruar të gjithë rekomandimet e Komisionit të Venecias për përputhshmërinë e këtij ligji me legjislaturën evropiane.

Marketing

Ndryshimet kyçe në ligjin për gjykatat janë për procedurat disciplinore, kushtet për përgjegjësi disciplinore, me qëllim për t’u mundësuar pavarësi e gjykatësve por edhe përgjegjësi për punën e tyre profesionale”- tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Ligji për Këshillin gjyqësor do të dërgohet në Komisionin e Venecias pas miratimit.

Si ndryshime kyçe janë përgjegjësia e anëtarëve të këshillit gjyqësor për punën e tyre, dmth vendos procedurë. Thjeshtësohen dispozitat për procedurat për përgjegjësi disciplinore por edhe për shkarkim të gjykatësve”- u shpreh Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Kreu i Shoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti vlerëson se, me këto propozim-ndryshime, avancohet por nuk do të përfundojë përpjëkja për pavarësinë e gjyqësorit.

Është një bazë e mirë për avancimin e pavarësisë së gjyqësorit por mbetet që të shihet se si do të vazhdohet më tej. Unë vlerësoj se përveç krijimit të kushteve për pavarësi në gjyqësor nevojiten edhe kushte të tjera që kanë të bëjnë me pavarësinë financiare, me krijimin e kushteve optimale për funksionim”- tha Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve.

Megjithatë studimet tregojnë se gjykatësit kanë akoma sugjerime për ndryshimin e situatës me këtë sektor.
Një pjesë e madhe e ndryshimeve që për momentin janë në ENER në ligjin për gjykatat i plotësojnë rekomandimet e trupave ndërkombëtar përfshirë edhe Komisionin e Venecias dhe pjesërisht rekomandimet e Pribesë megjithatë përsëri shohim pritshmëri të mëdha nga opinioni i gjykatësve sa u takon viteteve të nevojshme për avancim të gjykatësve dhe përmirësimin e cilësisë së gjyqësorit”- pohoi Simonida Kacarska, drejtore e Institutit për Politikë Evropiane.
Debati ku u dhanë vlerësimet për ndryshimet e reja ishte organizim i Institutit për Politikë Evropiane dhe financim i Bashkimi Evropian.